Policia ndalon një person, në furgonin e tij u gjetën 16 migrantë sirianë

Policia ka ndaluar një person në Komoran, në furgonin e tij janë gjetur 16 migrantë sirianë.

Të njëjtit i janë sekuestruar para, dy telefona si dhe furgoni.

“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar duke drejtuar furgonin  me targa vendore,  ku gjatë kontrollit në brendi të tij ndodheshin 16 migrantë që të gjithë meshkuj shtetas Sirian, ku nga të njëjtit janë sekuestruar para, 2 telefona celular po ashtu dhe furgoni”.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa migrantët janë dorëzuar në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve”, thuhet në raportin e policisë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Specializantët protestojnë edhe gjatë kësaj jave, kërkojnë pagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të pagave

Read Next

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës