Përmes një plani operativ, njësia e trafikut rajonal së bashku me stacionin policor në Gjakovë po kontrollojnë dhe monitorojnë të gjithë shkelësit në komunikacionin rrugor.
Ky plan përfshin pikat e veçanta në zonat urbane dhe do të vazhdojë deri në përmirësimin e situatës në komunikacion.