Policia kufitare ndalon një rast të kontrabandës me mallra në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

Policia kufitare ka ndaluar një rast kontrabande me mallra në kufirin mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës.

Më, 20.08.2021, orës 19:50, njësia patrulluese e policisë kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Muqivercë, gjatë patrullimit në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan- Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë dy traktorë me rimorkio të improvizuara, të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Traktorët drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë, të cilët kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme.

Patrulla policore ka arrestuar dy të dyshuarit, malli dhe traktorët janë dërguar në terminalin doganor.

Ndaj dy të dyshuarve iniciohet rast penal ‘kontrabanda me mallra’.

Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Malli i kontrabanduar përbëhej nga artikuj ushqimor si: mish, mjaltë, pije të gazuara, birra, djathë, sheqer, uji etj. /Telegrafi/

Read Previous

Falsifikim i parasë, pesë raste gjatë 24 orëve të fundit

Read Next

Rritet importi i mallrave nga Serbia