Policia konfiskon armë dhe municion në Gjilan (Foto)

Policia Rajonale nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar për arrestimin e një 69-vjeçari, D.V, i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen e një sërë kosheresh bletësh në Gjilan. D.V po ashtu u kap edhe me një sasi të konsiderueshme të armëve ilegale.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:

1. Një (1) pushkë gjysmë automatike me bajonetë,

2. Një (1) pushkë gjysmë automatike pa bajonetë

3. Një (1) pushkë ajrore

4. Një pistoletë-revolver e kalibrit 9mm

5. Dyqind e tridhjetë e gjashtë (236) fishekë të cal 7.62×39

6. Dyqind e njëzet (220) fishekë të kalibrit 7.09×15

7. Katër (4) gëzhoja të cal 7.09×15

8. Gjashtë (6) gëzhoja të cal 7.62×39”, thuhet në njoftimin e Policisë, teksa kanë bashkëngjitur edhe pamjet ku shihen armët e sekuestruara.

I moshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Read Previous

Kthimi në rigjykim i rastit të vrasjes së Marigona Osmanit, Haxhiu: Vendime të tilla shtyjnë edhe të tjerët të kryejnë veprime kriminale

Read Next

Protestë kundër vendimit të Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmani