Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi që po kërkohet për dhunim.
Përmes një njoftimi për media, Policia ka publikuar të dhënat dhe fotografinë e të dyshuarit.
Sipas Policisë, i kërkuari për dhunim është Mazllum Brahimaj.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e PK-së./BetimipërDrejtësi