Policia ka deklaruar që ka pranuar një telefonatë që një person ka kanosur kryetarin e Komunës Ardian Gjini

Përmes një komunikate për media nga zyra informimit të rajonit policor në Gjakovë është bërë e ditur se dje me datë 15 mars 2022 rreth orës 09:30 nga kuvendi komunal kanë pranuar një telefonatë se një person e ka kanosur kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjini. Nga prokuroria themelore e Gjakovës kanë treguar se personi në fjale është arrestuar.

Ndërkaq përmes një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar vet kryetari Gjini.

Detaje të tjera lidhur me rastin ende nuk janë bërë të ditura pasi që rasti është në fazën fillestare të hetimeve. Kështu është thënë për Televizionin Syri nga Policia Kosovës

Read Previous

A mund të përdorë Rusia armë bërthamore taktike?

Read Next

Pozhegu: Çdo libër e ka lexuesin e tij