Policia ka dhënë detaje lidhur me një rast plagosje në fshatin Brekoc në Gjakovë.
Në lidhje me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull.
“Rreth orës 09:30, kemi pranuar informatë për një rast plagosje në fshatin Brekoc-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore dhe ambulanca kanë dalur menjëherë në vendngjarje. Viktima, një person i moshës madhore, është dërguar për trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull, gjithashtu i moshës madhore. Njësitë relevante policore janë angazhuar për të hetuar dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes. Hetimet po vazhdojnë.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas burimeve tona dorasi dhe i plagosuri janë kushërinj dhe plagosja ka ndodhur pas një kontesti për një kabllo të rrymës. /tvsyrivision/
Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë: