Policia jep detaje për djegien e lokalit në Prishtinë

Është djegur një lokal në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Zjarri shpërtheu këtë hënë rreth orës 13:00.

Aty kanë dalë zjarrfikësit dhe policia. Ndërsa, policia nuk ka dhënë ende detaje se si ndodhi e gjithë kjo.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KosovaPress se detajet rreth djegies së lokalit do të bëhen të ditura më pas.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën ‘Luan Haradinaj’, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti.

Read Previous

Aktakuzë ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve të VV-së që hodhën gaz lotsjellës në Parlament në vitin 2018

Read Next

Interi i gatshëm të ofrojë rreth 20 milionë euro për Alonson