Policia ia konfiskon veturën dhe e dënon me 500 euro gjobë një shofer

Policia e Kosovës me Ligjin e ri të trafikut që ka hyrë në fuqi nga 3 prilli 2024 ka ashpërsuar masat ndaj shkelësve në trafik.

Një njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person në Pejë është dënuar pasi ka vozitur pavarësisht se ishte në masë mbrojtëse.

“Më datë 10.04.2024, pas një kontrolli rutinor nga zyrtarët Policor të Njësisë Rajonale të trafikut rrugor DRP Pejë është vërtetuar se vozitësi i mjetit drejton mjetin në masë mbrojtëse. Të njëjtit i është bërë tërheqja e automjetit sipas ligjit në fuqi.

Kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba: 500 euro, 5 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Voziti edhe pse ishte në masë mbrojtëse, pejanit i merret vetura, dënohet me 500 euro e 5 pikë negative

Read Previous

FSK pranon kamionë ushtarak gjerman në vlerë 2.7 milionë €

Read Next

Jashari pret në takim lamtumirës nënkolonelin Nolte, e dekoron me mirënjohje