Jashari pret në takim lamtumirës nënkolonelin Nolte, e dekoron me mirënjohje

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari dekoroi me mirënjohje nënkolonelin, Franz-Josef Nolte

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës nënkolonelin Franz-Josef Nolte, Atashe i Republikës Federale të Gjermanisë i akredituar në Kosovë që nga viti 2021.

Në këtë takim morri pjesë edhe atasheu rezident i sapoemëruar i Republikës Federale të Gjermanisë për Kosovë, nënkoloneli, Oliver Palkowitsch.

Kështu bëri të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“KOMFSK falënderoi Nënkolonelin Nolte, i cili gjatë shërbimit të tij si atashe arriti që të shtyjë përpara shumë projekte, stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta. Gjatë periudhës 2021-2024 ai ndër shumë arritje të tjera, gjithashtu arriti të koordinojë vijimin e shkollimeve për pjesëtarët e FSK-së në Republikën Federale të Gjermanisë, organizimin e trajnimeve në Kosovë, donacionet e forcave të armatosura të Gjermanisë për FSK-në, si dhe shumë aktivitete tjera bilaterale”.

Në fund të takimit, Jashari dekoroi nënkolonelin Nolte me mirënjohje për përkushtimin, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar kështu në thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Policia ia konfiskon veturën dhe e dënon me 500 euro gjobë një shofer

Read Next

Vidhnin automjete luksoze në Zvicër dhe i trafikonin në Shqipëri, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët