FSK pranon kamionë ushtarak gjerman në vlerë 2.7 milionë €

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë bërë me pesë kamionë ushtarak sot pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mjeteve në vlerë prej 2.7 milionë eurove nga Republika Federale e Gjermanisë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka cilësuar këtë donacion si mundësi për ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe operacionale të FSK-së.

“Mbështetja me operimet ushtarake të FSK-së është vetëm njëra nga fushat ku Gjermania kontribuon ndjeshëm për sigurinë e vendit tonë”, ka thënë Maqedonci.

Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka thënë se ky donacion është një hap tjetër gjerman si mbështetje ndaj Kosovës.

“Kjo është një ndihmë për logjistikën në fushën e transportit në përgjithësi. FSK ka patur 10 kamionë dhe tashmë i kemi 15 kamionë”, ka deklaruar ambasadori.

Ky donacion ka ardhur në kuadër të investimit gjerman të vitit të kaluar prej 3 milionë e 800 mijë euro. /RTK/

Read Previous

Kalon në seancë të mbyllur procesi gjyqësor për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

Read Next

Policia ia konfiskon veturën dhe e dënon me 500 euro gjobë një shofer