Në ditët në vijim policia e Kosovës do të fillojë me planin operativ për raportin evropian të aksidenteve i cili është përcaktuar me ligjin e rregullave të trafikut rrugor. Kështu është shprehur komandanti i trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija, i cili mes tjerash tha se ky raport shërben si plotësim i të dhënave personale të shoferëve dhe mjeteve të përfshira në aksidente
Ndërkaq se kur duhet dhe kur jo të plotësohet ky raport Sahatqija jep më tepër detaje.
Vlen të theksohet se çdo pronar i automjetit duhet të posedojë këtë raport dhe se kompanitë e sigurimeve e kanë obligim që ta pajisin pronarin e automjetit me këtë dokument, në të kundërtën ky i fundit gjobitet me 50 euro ndërsa personi juridik përkatësisht kompania e sigurimit me 1500 euro tha mes tjerash Sahatqija.