Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.098 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.717 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158.

Në total numri i rasteve aktive është 633.

May be an image of text

Read Previous

KRU “Gjakova” njofton se ka filluar puna testuese në ITUN

Read Next

Policia e Kosovës së shpejti me plan operativ për raportin evropian të aksidenteve