Policia e Kosovës ka nxjerrë disa të dhëna statistikore rreth numrit të veturave që policia ka kontrolluar dhe numrin e përgjithshëm të armëve të konfiskuara më 8 dhe 9 gusht, kryesisht në qendra urbane, ku numri i kafiterive dhe lokaleve të natës është më i madh.
Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, gjatë dy netëve të fundit, janë kontrolluar 4 mijë e 848 vetura dhe 102 lokale të ndryshme, ndërsa janë gjetur dhe konfiskuar 19 armë. Organet e rendit kanë bërë me dije se gjatë operacionit “Goditja” janë arrestuar 14 persona.
Gjithashtu, përveç kësaj, policia ka njoftuar se janë angazhuar 823 patrulla policore, janë vendosur e realizuar 871 pika për kontrollin e automjeteve (PKA) dhe janë realizuar 331 pika kontrolli me radar ose alkootest.
“Policia do të vazhdojë aktivitetet në realizim të detyrave që dalin nga urdhri që është në zbatim e sipër”, kanë thënë nga Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media të enjten. Vrasjet në Kosovë po shndërrohen në një fenomen në rritje.
/albanianpost/