Policia e Kosovës në regjionin e Gjakovës përgjatë një javë ka shqiptuar mbi 500 gjoba anti-covid

Policia e Kosovës në regjionin e Gjakovës me të gjitha strukturat e saj, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë rajonin, për të monitoruar zbatimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila sipas vendimit të qeverisë është detyrim për të gjithë qytetarët, kur janë më shumë se 4 persona si gjatë lëvizjes ashtu edhe në veturë si dhe kur frekuetnojnë qendrat tregtare.

Si rezultat i këtyre kontrolleve përgjatë një jave, në regjionin e përgjegjësisë që ka stacioni policor i Gjakovës me Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative mbi 500 qytetarë për shkeljen e ligjit anti-covid.Këtë e ka bërë ë ditur për televizionin Syri përmes telefonit komandanit I stacionit në Gjakovë Major Milazim Lumi.

Ndërsa sipas komandantit të trafikut rajonal kapiten Albin Sahatqija policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 700 gjoba të trafikut për qytetarët që nuk kanë repsketuar rregullat e komunikacionit.

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, do të vazhdojë në realizimin e objektivave të saja bazuar në misionin dhe autorizimet për shërbim sa më cilësor ndaj qytetarëve dhe siguri të plotë .

Njësia e Trafikut Rajonal së bashku me të gjitha njësitë dhe patrollat e tjera të stacionit policor në Gjakovë si dhe njësinë speciale operative po bëjnë monitorimin e pikave ku ndodhin më shumë aksidentet dhe kundërvajtjet.Përmes vëzhgimit me paisje të sofistikuara kanë ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësve thonë përfaqësuesit e policisë së koosvës.tutje kapiten Sahatqija ka theksuar se janë shtuar njësitet në komunikacion dhe se është duke e aplikuar masën zero-tolerancë ndaj gjithë kundërvajtësve në trafik.

Read Previous

​WFE: Afganistani drejt katastrofës humanitare

Read Next

11 raste të vdekjes në 24 orët e fundit si pasojë e COVID19