Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti dhe drejtori i Divizionit të Komunikacionit rrugor Nënkolonel Jeton Rexhepi kanë mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Mehmeti me këtë rast tha se një prej shkaktarëve të aksidenteve është edhe periudha e pas mbylljes.
Ai tha se prej 1 janarit i kanë shqiptuar mbi 170 mijë gjobë, për të cilën Mehmeti shtoi se nuk ndihen krenar.
“Të gjithë pajtohemi që kemi një situatë e papranueshme dhe e keqe dhe të gjithë duhet të trajtojmë në aspektin secili nga këndi i vet. Pas një analize t’i shohim shkaktarët. Në Kosovë për disa vite po përballemi me fluks të madh të aksidenteve dhe në një far forme po janë shkaktar i humbjes së jetës. Studimet qe janë bërë kanë treguar se periudha pas mbylljes totale kanë treguar se ka rritje të numrit të aksidenteve dhe jo vetëm në Kosovë. Periudha pas mbylljes ka ndikuar edhe rastet kur është përdorur dhuna”.
“Policia është me dy operacione aktive njëra ka të bëjë me kyçje e mjeteve të motoçikletave. Gjatë dy javëve ne i kemi konfiskuar 120 skuterë në Kosovë dhe 100 vetëm në Prishtinë. Në operacion kemi të kyçur edhe automjete civile dhe polic që janë me rroba të civilëve, gjatë kësaj jave kemi filluar edhe operacionet përmes dronit. Prej 1 janarit Policia i ka shënuar mbi 170 mijë gjoba dhe kjo nuk është për t’u krenuar por jemi detyruar t’i marrim këto veprime”.
Mehmeti tha se një prej masave që do të ndërmerret është edhe që shqiptimi i gjobave të bëhet në mënyrë digjitale, raporton EO.
“Problemi trafiku është i cili duhet të kyçen edhe pjesët e tjera të shoqërisë. Janë edhe disa masa afatmesme që do të ndodhur ditët në vijim, do të ketë iniciativa për ndryshimin e ligjit për komunikacion që përgjegjësia të kalojë të shoferi”.
Mehemti i ka shprehur ngushëllime të gjitha familje që kanë humbur familjarët e tyre në aksidente rrugore.
Drejtori i Divizionit të Komunikacionit rrugor Nënkolonel Jeton Rexhepi, tha se në periudhën 1 janar deri në qershor 13 persona kanë vdekur më shumë krahasuar me vitin 2019.
Ai ka sqaruar se në 2019 kanë vdekur 31 persona, ndërsa 51 kanë vdekur në 2021 për periudhën janar-qershor, raporton EO.
“Nga 1 janari deri me 7 qershor krahasim me 2019, në 2019 kanë qenë 31 dhe tash kemi 42, 37 kanë qenë të vdekur në vitin 2019 dhe 50 kemi të vdekur në 2021”.
“Përpos aktiviteteve Policia e Kosovë është duke zbatuar edhe pjesën e masave mbrojtësve, mbi 2 mijë shoferëve ju është ndaluar edhe ngasja e automjetit”.
Rexhepi tha se për 35% është rritur numri i vdekjeve në aksidentet krahasuar me 2019.
“Numri i personave të vdekur në vitin 2021 është rritur për 35%, krahasuar me vitin 2019”./eo/