Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Me datën 08.08.2021 në orën 01:40 në stacionin policor në Gjakovë është raportuar rast – Lëndim i lehtë trupor [Therje me thikë].

Policia në Gjakovë është duke zhvilluar hetime të përshpejtuara për identifikimin e të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk ka arritur ta identifikoi personin e dyshuar i cili është kryerës i kësaj vepre. Andaj me këtë kërkon ndihmën e qytetareve për informata shtesë.

Personi i dyshuar sipas informatave është i moshës rreth 18 – 25 vjeçar dhe jeton dikund në një shtet perëndimor.  Lidhur me rast hetuesit e stacionit policor në Gjakovë kanë arritur të sigurojnë një foto të personit të dyshuar.         

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që e njeh dhe ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës në Gjakovë apo stacionin më afërt policor.

Read Previous

Voton Kusari-Lila: Kjo është ditë e bukur për demokracinë

Read Next

​Kurti: Kosova me këto zgjedhje përmbyll një vit të suksesshëm elektoral