Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje

Stacioni Policor në Malishevë, mbështetur edhe nga njësitë tjera operative, ka kryer bastisje në një objekt të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse ne fshatin Gollubovc dhe në një autosallon në fshatin Kijevë, gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë dy operacioneve policore në fjalë janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’.

Po ashtu policia ka gjetur dhe konfiskuar armatim, përfshirë një AK-47 të modifikuar, disa pistoleta e qindra fishekë.

Teksa, në autosallonin në fshatin Kijevë janë gjetur 5 automjete të pa doganuara. Për këtë rast është njoftuar Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin, thekson komunikata.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative më theks të veçantë te shtënave me Arme zjarri,  dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka siguruar informata në rrugë operative se disa persona të dyshuar kanë ekspozuar armë të ndryshme në kundërshtim me ligjet aktuale në Republikën e Kosovës, gjë që paraqet shqetësim dhe rritë pasigurinë për banorët.

Prandaj, me qëllim te parandalimit te ndonjë incidenti dhe largimin e armëve qe janë ne posedim të paligjshëm , Stacioni Policor në Malishevë ka përpiluar plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar Urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore  në Gjakovë.

Me datë 12.05.2021, Stacioni Policor në Malishevë, mbështetur edhe nga Njësitë tjera operative, ka kryer kontroll (bastisje) të një objekti të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse ne fshatin Gollubovc,  dhe në një Auto sallon në fshatin Kijevë.

            Gjatë dy operacioneve policore në fjalë janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm:

•             M.H.  viti i lindjes 1981

•             B.P.  viti i lindjes 1972 

Gjate këtyre kontrolleve (bastisjeve) në të dy lokacionet në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar këto armë dhe municione:

•             një (1) Armë automatike AK 47 i modifikuar, cal. 7.62 mm

•             një (1) Pistoletë -Model 75, cal. 9 mm

•             një (1) Pistoletë lloji i panjohur, cal. 7.65

•             një (1) Pistoletë –Zigana FC, cal. 9 mm

•             244 copë fishekë të kalibrave te ndryshëm

•             1 karikatorë të armës automatike,

•             3 karikatorë të pistoletave.

Përveç provave te lartcekura në  Auto sallonin në fshatin Kijevë janë gjetur :

•             5 automjete të pa doganuara, është njoftuar Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rast,

                Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij, pas përfundimit të procedurave policore, personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/

Read Previous

Albin Kurti dhe Glauk Konjufca homazhe te varri i heroit Agron Rrahamani

Read Next

​Në fillim të qershorit priten që në Kosovë të arrijnë edhe 100,620 doza të vaksinës antiCOVID