Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 013 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore si dhe Qeverisë për parandalimin  e përhapjes së  COVID-19.

Për 24 orë janë shqiptuar 1013 tiketa ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave për Ligjin e Pandemisë.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /eo/

Read Previous

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të enjten të mbahet seancë për gjendjen në arsim

Read Next

Besnik Tahiri: Të padinjitetshme deklaratat e Kurtit në Bruksel