Policia e Kosovës aksion kundër drogës dhe krimeve kibernetike

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në tri rajone të vendit kundër trafikimit me substanca narkotike dhe krimeve kibernetike.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se aksioni po zhvillohet në një numër të konsiderueshëm lokacionesh.

“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Mes tjerash, Kelani ka shtuar se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa detajet tjera do të bëhen pas kompletimit të operacionit. /Reporteri.net/

Read Previous

Rusia dhe Ukraina dështojnë përsëri të bien dakord për armëpushim

Read Next

Arrestohet shtetasi i Serbisë në veri