Policia e Kosovës: 49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2371 trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 20 persona, prej të cilëve 5 i ka dërguar në mbajtje. /RTKlive

Read Previous

Kurti në Mynih, vazhdon punimet Konferenca e 62-të e Sigurisë

Read Next

Xhiro e 24-të e La Ligas – Barcelona përballet me Girona, Reali pret Sociedadin