Policia e Kosovës: 2831 gjoba trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 13 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 32 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 2831 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.

Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 19 persona, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor, ndërsa  1 person ka shkuar në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

Vazhdon rënia e çmimit të naftës, maksimalja e sotme 1.75 euro për litër

Read Next

BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin