Vazhdon rënia e çmimit të naftës, maksimalja e sotme 1.75 euro për litër

Çmimi i derivateve të naftës ka filluar të bie në Kosovë. Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme, 16 prill, shkon në 1.75 euro për litër.

Ndërkaq Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit njofton se çmimi i benzinës shkon maksimalisht deri në 1.43 euro për litër dhe gazi 0.88 euro për litër.

Javët e kaluara çmimet e karburanteve varionin, teksa maksimalja e deritanishme sipas autoriteteve zyrtare ka shkuar në 1.91 euro. /RTKlive

Read Previous

Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosovën

Read Next

Policia e Kosovës: 2831 gjoba trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit