Hetuesit policor të stacionit policor qendra në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshirë në së paku katër raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës.
Personat arrestuar do të procedohen konform rekomandimit të prokurorit të shtetit, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.