Apple: Gjithë ndryshimet që vijnë me versionin e ri të iOS 15

Apple së shpejti ka gati versionin e ri të iOS 15 dhe fansat e iPhone-it janë më shumë se entuziastë për këtë. Versioni i fundit përfshin përditësime të mëdha, por cilat janë konkretisht? 

Me iOS-in e ri mund të flisni në FaceTime edhe me përdoruesit e Android-ave gjë të cilën s’mund ta bëni deri sot. Gjithashtu, thuhet se do të përjetoni një eksperiencë të re edhe me përdorimin e Map-it, kështu që kemi mjaftueshëm gjëra për të pritur.

Kur do të jetë funksional iOS 15? 

Nuk dihet ende, por nisur nga historiku i kompanisë, versioni iOS 14 përshembull doli rreth kësaj periudhe, një vit më parë. Kjo do të thotë që edhe iOS 15 do të publikohet rreth këtyre datave, por një gjë është e sigurt: do të vijë para lançimit të iPhone 13-ës.

Apple ka gati iOS 15: Gjithë ndryshimet që vijnë me versionin e

Sistemi i ri i operimit do të sjellë ndryshime të dukshme në mënyrën sesi do të ndërveproni me telefonin tuaj. FaceTime, përveçse do t’ju japë mundësinë të flisni me përdorues të Android, do të ketë një “Portrait mode” shtesë.

Apple ka gati iOS 15: Gjithë ndryshimet që vijnë me versionin e

Përveç kësaj, mund të dilni nga shtëpia pa karta dhe pa letërnjoftim, pasi mund t’i keni të regjistruara në Apple Wallet sapo iOS 15 të nisë përdorimin. Për t’i përjetuar të gjitha këto, do t’ju duhet të prisni dhe fare pak javë, derisa versioni i ri t’ju ndryshojë rutinën./Anabelmagazine

Read Previous

Policia arreston tre persona të dyshuar për disa vjedhje

Read Next

​Mehaj në Britani, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit të mbrojtjes