Policia arreston personin që kërcënoi gazetaren e TV SYRI-t

Policia e Kosovës ka arrestuar dhe i ka shqiptuar masën e ndalesës 48-orëshe personit me inicialet B.A, i cili më datë 27 prill kishte kërcënuar gazetaren e Televizionit Syri, Edmonda Avdija.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj e ka konfirmuar lajmin të premten duke thënë se i dyshuari ende ndodhet në paraburgim. 

Gazetarja Edmonda Avdija ishte kërcënuar në lidhje me një raportim për shpronësimet në fshatin Devë, ku pritet të ndërtohet poligoni i Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

“Nuk guxon më të shkelësh në fshatin Devë, sepse ta prishi fytyrën dhe t’i thej këmbët”, i ishte drejtuar B.A gazetares Avdija.

Kërcënimi kishte ndodhur në fshatin Mejë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi ka thënë se e ka pranuar me shqetësim këtë kërcënim në drejtim të gazetares së TV Syri, dhe u ka bërë thirrje organeve të rendit që sa më parë të zbardhin rastin.

/TvSyri/

Read Previous

FMN i bën thirrje Bankës Qendrore Evropiane të vazhdojë me rritjen e normave të interesit

Read Next

Rritje e madhe e shpenzimeve ushtarake në gjithë botën