Policia aksion në Ministrinë e Infrastrukturës

Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Merret vesh se hetimet po kryhen nga njësiti kundër krimeve ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Ende nuk dihet për dyshimet e ngritura dhe arsyeja e zhvillimit të aksionit brenda hapësirave të ministrisë.

Gjatë ditës së djeshme janë kryer bastisje në “Pallatin e Rinisë” ku u arrestuan dy persona nënë dyshimet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”./rtklive

Read Previous

Formacioni më i mirë në top pesë ligat evropiane për muajin shtator, pjesë edhe Ardian Ismajli

Read Next

Maqedonci i pranon vështirësitë për ushqimin e ushtarëve