Policia aksion kundër bixhozit

Mbrëmë pas mesnatës, Policia e Kosovës ka hasur në një lokacion në Ferizaj ku janë organizuar lojëra të fatit, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 620 çipa apo zhitona të vlerave të ndryshme që përdoren për bixhoz dhe katër palë letra.

Lidhur me këtë rast, menaxheri i lokalit është shoqëruar në stacion policor, ndërsa rasti është hapur si organizim i skemave piramidale./GazetaSinjali/

Read Previous

Ndërron jetë kuzhinieri profesionist Përparim Babalija

Read Next

Kosova vendi i parë evropian që hapi ambasadën në Jerusalem