Po shembet mali, evakuohen banorët e fshatit (FOTO)

Autoritetet lokale në Zvicër kanë urdhëruar braktisjen e një fshati të vogël malor në kantonin Graubunden për shkak të frikës se së shpejti mund të mbulohet nga shpati i malit që po shembet.

Disa zona janë rrethuar me tabela që askush të mos futet më në fshatin Brienz, ndërsa banorët u munduan të merrnin gjithçka mundeshin nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet lokale kanë thënë se 2 milionë metra kub shkëmb mund të shkëputet nga çasti në çast mbi fshatin shekullor, i cili shtrihet në pjesën gjermanisht-folëse të rajonit Graubunden. Aktualisht, në këtë fshat banonin rreth 100 banorë./A2news/

Read Previous

Sot heshtje zgjedhore në Shqipëri, nesër qytetarët zgjedhin 61 kryebashkiakët e rinj

Read Next

Osmani: Kosova ndër përformuesit dhe reformatoret më të mirë në indekset globale për sundim të ligjit e ruajtje të demokracisë