Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) dhe Lëvizja “Atdheu” arritën marrëveshje për formimin e shumicës së re parlamentare dhe qeverisë së ardhshme së Kroacisë, që do të udhëhiqet edhe për një mandat nga kryetari i HDZ-së, Andrej Plenkoviç, raportoi gazeta kroate “Index” të mërkurën.
“Propozimi i marrëveshjes së arritur sot do t’u prezantohet organeve partiake dhe më pas do ta informojmë opinionin për të gjitha detajet. Pas konfirmimit nga organet e partisë, do të mblidhen nënshkrimet që kryetari i HDZ-së të marrë mandatin për të formuar qeverinë e ardhshme të Kroacisë”./Albanianpost.com