Michel Platini, figura legjendare e futbollit botëror dhe e kombëtares franceze, ka bërë një deklaratë mjaft të pakëndshme për bashkatdhetarët e tij.
Ish-presidenti i UEFA-s njoftoi se nuk do të shikonte ndeshje futbolli në Lojërat Olimpike në Francë në vitin 2024.
“Nuk jam i interesuar për ekipin olimpik francez. Futbolli nuk është sport olimpik”, ka thënë Platini për RMC Sport.
Duhet të theksohet se ekipet olimpike të futbollit përbëhen nga lojtarë nën moshën 23 vjeç, megjithëse trajnerët lejohen të përfshijnë tre lojtarë që e kalojnë këtë kufi moshe.
Turneu i futbollit në Lojërat Olimpike 2024 do të nisë dy ditë përpara ceremonisë së hapjes së lojërave, më 24 korrik. Skuadra franceze, e drejtuar nga legjendari Thierry Henry, do të garojë në turne në një grup kundër Guinenë, SHBA-së dhe Zelanden e Re. /GazetaBlic Sport