Plani për situatën në veri, Abdixhiku: Nga e mërkura nisim takimet për propozimet për dalje nga kriza

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar sërish për idenë e nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, të cilën e ka quajtur si rrugë të re të Kosovës, “përballë politikave përplasëse me aleatët historik të saj”.

Abdixhiku sot ka njoftuar se nga e mërkura do të nisin takimet e para, ku sipas tij pritet që të shtrohet nevoja për ndërtimin e një mendimi, me propozime për dalje nga kriza.

“Jam i lumtur me reagimin e parë publik ndaj vet iniciativës. Jam i lumtur me mbështetjen e gjerë të dhënë nga vet akterët për këtë qëllim. Jam i bindur se shoqëria kosovare ka masën kritike të domosdoshme brenda saj, për të bërë gjënë e duhur në momentin e duhur. Dhe ky është momenti i duhur.

Nga e mërkurja, do të organizojmë katër takimeve të para; dhe atë me:

I. Opinionistë e gazetarë;

II. Organizata të shoqërisë civile;

III. Profesorë universitarë e ish diplomatë; dhe

IV. Biznese nga sektori privat në vend.

Në të katër takimet e para, do të shtrojmë jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euro-atlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vet pjesëmarrësit; e rruga e re e Republikës, do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithëshoqëror.

Kosova mundet më mirë.

Kosova meriton më shumë.”, ka shkruar Abdixhiku.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Prokurori i Shtetit: Për 24 orë janë ndaluar 7 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Read Next

Alarm nga Europol/ Europa po bëhet tregu kryesor i drogës, demokracitë në kërcënim