Plagët e pashëruara të luftës në Kosovë rihapen mes tensionesh me Serbinë

Mes tensioneve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, plagët e luftës që përfundoi 24 vjet më parë i ndiejnë ende afër zemrës të mbijetuarit. Në fshatin Cerajë në Leposaviq, 75-vjeçarja Fetije Avdyli kujton dy fëmijët e saj të vrarë gjatë luftës. Shkaku i tensioneve të fundit, plagët e vjetra po rihapen, duke nxitur kujtime të dhimbshme dhe pasiguri për shumë persona, shqiptarë dhe serbë. Vetëm në pesë vjetët e fundit, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, Serbia ka vendosur pesë herë ushtrinë në gjendje gatishmërie. /REL/

Read Previous

Rrëzohet avioni privat, humbin jetën 3 persona

Read Next

Ancelotti: Finalja e Kupës së Botës 2030 duhet të luhet në “Bernabeu”