Rrëzohet avioni privat, humbin jetën 3 persona

Një avion privat u rrëzua të premten në qytetin Chilliwack, në skajin jugperëndimor të Kanadasë, duke vrarë të tre në bord.

Avioni me dy motorë Piper PA-34 Seneca u përplas me disa pemë pak metra larg një moteli. Qyteti i Chilliwack ndodhet afërsisht 100 kilometra në lindje të Vankuverit.

Haley Morris, e cila punon në zonë, i tha gazetës Vancouver Sun se ajo pa avionin të rrëzohej në pyll.

Policia njoftoi se nuk ka të mbijetuar dhe se ka njoftuar familjarët e tre viktimave. Shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten të paqarta deri më tani. /abcnews.al

Read Previous

Formacion sulmues apo mbrojtës? Sylvinho flet për strategjinë e Kombëtares kundër Çekisë

Read Next

Plagët e pashëruara të luftës në Kosovë rihapen mes tensionesh me Serbinë