Pjesëtarë të SHGK, OHTK dhe estradës gjakovare në përkrahje të protestës “Boll Ma”

“Boll Ma”! Me këtë sllogan,  Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, dhe Oda e Hotelerisë do të protestojnë nesër para objektit të  Qeverisë, me fillim nga ora 13:00. Mbështetja është e plotë edhe nga pjesëtarë të estradës. Nënkryetari i këtij departamenti, këngëtari Edi Furra për mediumin tonë tha se mobilizimi kësaj radhë është i lartë.

Furra tutje shton se është bërë dëm i madh në sektorët të cilët janë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin, çka i ka penalizuar tejmase.

Në asnjë moment nuk kemi për qëllim të akuzojmë apo politizojmë situatën, thotë ndër të tjera Furra, por kësaj radhe nuk do ndalojmë deri në realizimin e të drejtave tona, përfundon ai.

Thirrjes për protestë pritet t’i bashkohen pronarë të shumë restoranteve që operojnë në Gjakovë, të cilët për 1 vit e gjysmë nuk është se kanë pasur punë, e që megjithatë u kanë dalë karshi pagesave tatimore.

Protesta e nesërme mund të jetë vetëm hapi i parë i veprimeve të gastronomisë, hotelerisë e estradës, të cilët zotohen se nëse nuk ka reagim institucional do të ketë veprime të tjera deri në realizimin e kërkesave.

Read Previous

Pushimi dimëror në shkolla fillon me 31 dhjetor

Read Next

Konferencë Ndërkombëtare: Diabeti mellit, shputa diabetike dhe komplikimet tjera