Pirro Vengu: NATO solli dritë, jetë dhe dinjitet në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka përkujtuar 12 qershorin e vitit 1999, ditën e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe, duke e cilësuar atë si një moment historik që i dha fund errësirës dhe riktheu shpresën.

“Sot kujtojmë ditën që i dha fund errësirës dhe ringjalli shpresën. Çdo hap i trupave të NATO-s në Kosovë ishte një hap drejt jetës, lirisë dhe dinjitetit,” shkroi Vengu në platformën X.

Sot shënohen 26 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë, që çuan në largimin e trupave serbe të Millosheviqit dhe shënuan fillimin e një epoke të re për vendin, në rrugën e lirisë dhe pavarësisë. /GazetaSinjali/

Read Previous

Dollari bie nën presionin e Trumpit

Read Next

Benfica: Klubi i parë me dyqan me inteligjencë artificiale