Cristiano Ronaldo është jashtë skuadrës së Juventusit për përballjen e nesërme me Atalantën, njoftoi trajneri Andrea Pirlo.
Ndërsa, lajmi i mirë është se Paulo Dybala do të fillojë në këtë takim.
Ndeshja fillon të Dielën nga ora 15:00, e para ndeshjes foli edhe tekniku i Juves, Pirlo.
“Ne kemi një mungesë të rëndësishme”, tha Pirlo në fillim të konferencës së tij për shtyp.
“Cristiano nuk do të marrë pjesë në lojë për shkak të një problemi. Do të ishte shumë e rrezikshme për ne ta sillnim atë në Bergamo”.
“Shpresojmë se ai mund të shërohet për të Mërkurën.”
Ndërsa, tekniku italian thotë se Dybala do të jetë nga fillimi ditën e nesërme.
“Dybala do të fillojë nesër.”
Dybala dhe Alvaro Morata janë të vetmit sulmues që Pirlo ka në dispozicion.
Federico Bernardeschi, i cili mund të ishte përshtatur si sulmues, është jashtë shkak u infektimit me COVID-19.