Pickimi i rriqrave po vazhdon të jetë një shqetësim, Malisheva prin me 626 raste

Ka afruar koha e verës dhe sigurisht që frekuentimi nëpër zona të gjelbërta është dukshëm më i madh, marrë parasysh që fermerët janë aktiv në këtë stinë e poashtu edhe fëmijët dhe qytetarë të tjerë kalojnë kohë relaksi në parqe. Por gjatë qëndrimit në natyre trupi I njeriut është i ekspozuar nga ndonjë pickim i rriqrave.https://www.syri-vision.tv/

Në mesin e komunave që përballen me këtë fenomen është Malisheva. Në këtë komunë deri më tash janë evidentuar 626 raste të pickimit nga rriqrat. Përmes telefonit për televizionin Syri drejtori i shëndetësisë Liridon Hoti ka ka thënë se këtë vit ka rritje të numrit të thumbimeve, në raport me vitin e kaluar, pasi kushtet atmosferike e kanë favorizuar aktivitetin e rriqrave, por ajo që është shumë me rëndësi, është fakti se nuk ka pasur raste të vdekjeve.https://www.syri-vision.tv/

Përderisa për Malishevën ky fenomen është i zakonshem, për fat të mirë në qendrat e mjekësisë familjarë dhe në spitalin e përgjithshem “Isa Grezda” në komunën e Gjakovës nuk është paraqitur asnjë rast i pickimit nga rriqrat.Kështu kanë thënë zyrtarë të përsonelit shëndetësorëtë këtyre institucioneve.Ndërsa sipas raporteve zyrtare thuhet se Malisheva prin me 626 raste, ndërsa në Klinë deri më tani janë 13 raste, Drenas 8 raste, Prizren 2 rastë, dhe Suhareka është më një rast të pickimit nga rriqrat.

Për fat të mirë nga këto raste asnjë nuk është i infektuar me ethe hemoragjike pasi që të gjithë pacientët janë trajtuar me kujdes.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Japonia furnizon Kosovën me disa pajisje mjekësore

Read Next

Plazhi i Dhërmiut, përzgjidhet nga Reuters