Petkoviqit i ndalohet hyrja në Merdare

Drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën në qeverinë, Petar Petkoviq, i është ndaluar hyrja në Merdare këtë enjte. Kështu bëhet e ditur nga komunikata e lëshuar nga kjo zyrë.

Kjo është hera e pestë që Kosova ia ndalon hyrjen Petkoviqit në territorin e saj brenda vitit 2021.

Kujtojmë se më 27 nëntor, katër ministrave të Kosovës iu është ndaluar hyrja në Serbi, për vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.

/KlanKosova/

Read Previous

Daut Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e asambleistit

Read Next

​Eriksen u rikthehet stërvitjeve