Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Drenas, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj. Një person u dërga në mbajtje, të dyshuarit tjerë u liruan në procedurë të rregullt.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Prishtinë një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj familjares së tij, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Prishtinë/17.01.2026-16:15. Dyshohet se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Në Drenas, një burrë dyshohet se sulmoi gruan me të cilën bashkëjetonte. Ai u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.
“Gllogoc / 17.01.2026-19:30.Dyshohet se pas një mosmarrëveshje nga i dyshuari mashkull kosovar është sulmuar fizikisht viktima femër kosovare me të cilin kanë bashkëjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në Pejë një burrë u arrestua pasi dyshohet se ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes.
“Pejë/ 17.01.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij f/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor pasi nuk kishte lëndime ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Në anën tjetër, në Rahovec babë e bir dyshohen se janë rrahu mes vete. Me vendim të prokurorit u liruan në procedurë të rregullt.
“Rahovec/17.01.2026-21:30. Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovar (babë e djalë) njëri prej tyre nën ndikim të alkoolit, janë sulmuar mes veti- nuk kanë pësuar lëndime të dukshme trupore. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Edhe në Skenderaj, një vajzë dyshohet se u sulmua nga babai i saj. I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.
“Skenderaj / 17.01.2026-18:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje viktima f/k është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi