I dyshuar për hyrje ilegale në Kosovë, ndalohet shtetasi i huaj

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet gjatë patrullimit në fshatin Rogaqicë të Kamenicës, me ngasës një mashkull shtetas i huaj, për të cilin dyshohet se ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa i dyshuari është dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje për procedura të mëtejme. /KosovaPress/

Read Previous

Republika Çeke gati të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë L-159

Read Next

Pesë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit