Pesë raste të dhunës ndaj gruas brenda një ditë në Kosovë, dy të arrestuar

Pesë raste të dhunës ndaj gruas kanë ndodhur brenda një dite në Kosovë.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Drenas, Lipjan dhe Podujevë dhe Prizren.

Policia ka njoftuar se të arrestuar kanë përfunduar burrat nga Podujeva dhe Prizreni.

“Podujevë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një marrëveshje verbale kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.  I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”

“Prizren. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë në familje duke e  kanosur  me armë  zjarri viktimën femër kosovare. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari është  sekuestruar një pistoletë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raport.

/EkonomiaOnline/

Read Previous

20 kandidatë që humbën garën në vitin 2017, garojnë sërish në zgjedhjet lokale

Read Next

14 vjet nga vdekja e zotëriut të skenës së teatrit dhe filmit Faruk Begollit