Pesë raste të dhunës ndaj grave gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit disa persona janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre, saktësisht, ndaj bashkëshorteve.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar dje në Prishtinë një person, që dyshohet se me datë 21 të këtij muaji e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Prishtinë 21.08.2021 – 15:00. Më 25.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

Në Prishtinë, është arrestuar edhe një person tjetër që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e saj./EO/

Read Previous

Sot në Prishtinë, marsh protestues kundër vrasjes së grave dhe vajzave

Read Next

Dyshohet për varrezë masive në fshatin Dreth në veri të Mitrovicës