Pesë momentet më të mira të Diogo Jotas me fanellën e Liverpoolit

Bota e futbollit u trondit kur u njoftua se sulmuesi i Liverpoolit dhe Portugalisë, Diogo Jota, kishte ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare. 

Ndërsa bota e futbollit vazhdon të vajtojë humbjen tronditëse të Jotas, dhe shokët e tij të skuadrës e kujtojnë atë përtej fushës së lojës, këtu janë disa nga momentet më të mëdha të tij me fanellën e Liverpoolit. 

Goli i debutimit kundër Arsenalit 

Pasi kishte treguar tashmë kualitetin e tij në Ligën Premier gjatë një periudhe dyvjeçare te Wolves, Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 për të forcuar repartin ofensiv të kampionëve në fuqi të Anglisë, që përfshinte tashmë emra si Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane. 

Het-triku ndaj Atalantas 

Vetëm pak muaj pas golit të debutimit kundër Arsenalit, Jota po dëshmonte vlerat e tij edhe në kompeticionin më elitar të Evropës, teksa realizoi një het-trik të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve ndaj Atalantas. 

Goli i preferuar i Jotas me Liverpoolin 

https://x.com/edeninhooo/status/1940706424843391476

12 muaj pas paraqitjes brilante ndaj Atalantas, Jota i shkaktoi sërish dhimbje Arsenalit, këtë herë përballë një atmosfere elektrizuese në ‘Anfield’.  

Ai realizoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë ekipit të tij një epërsi prej dy golash në një fitore 4-0, që i dha fund një serie prej dhjetë ndeshjesh pa humbje të ‘Topçinjve’. 

Fundi perfekt në derbin e fundit 

https://x.com/Football__Tweet/status/1940704456448135528

Para sezonit të kaluar, Jota nuk kishte shënuar asnjëherë në një derbi ndaj Evertonit në ‘Anfield’.  

I vetmi gol i tij kundër Evertonit me fanellën e Liverpoolit kishte ardhur në ‘Goodison Park’, gjatë një fitoreje bindëse 4-1.  

Askush nuk e dinte atëherë se do të ishte goli i tij i fundit në futbollin profesionist, por ishte koha dhe vendi më i përshtatshëm për një përmbyllje të denjë. 

Numri 20 feston titullin e 20-të 

Vetëm 39 ditë kishin kaluar nga momenti kur Jota ngriti për herë të parë trofeun e Ligës Premier deri në ndarjen e tij tragjike nga jeta. 

Numri 20 ka simbolizuar Liverpoolin në shumë mënyra këtë sezon. Ndjekja e titullit të 20-të të kampionatit, një moment historik që do t’i barazonte me Manchester United, ka qenë një ëndërr për tifozët që nga momenti kur rivalët e tyre i kaluan në renditje./Telegrafi/

Read Previous

Erdogan: Po pres avionët F-35 nga Trump

Read Next

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik