Është bërë sot përurimi i fontanës në parkun e madh të qytetit . Kjo fontanë e realizuar nga Arcus Studio me donacion nga aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, Helen Wormser do të shërbejë për qytetarë e po ashtu edhe për qentë endacak. Kryetari Gjini falënderoi zonjën Helen si dhe njoftoi për punimet që janë duke u bërë në këtë park.
Aktivistja Helen Wormser u shpreh e lumtur që ky projekt është finalizuar.
Sigurisht që jam e lumtur. Duket shumë bukur. Me tërë këta lisa e këto pemë këtu, ky do të jetë një park i mrekullueshëm. Është një ide shumë e mirë kjo.
Nga ky ambient u tha se planifikohet të investohet prap në ide që janë në të mirë të natyrës dhe qytetarëve.