Dita botëore e tuberkulozit e gjen personelin shëndetësor në qendër të qyetit të Gjakovës. Me mbishkrime dhe fletushka të cilat u shprëndanë për qytetarët me qëllim të ndërgjegjësimit dhe edukimit të qyetarëve rreth kësaj sëmundje.
Tuberkulozi fatmirësisht për momentin dhe me statistikat e fundit të bëra në vitin 2019 është në rënie. Mirëpo Kosova prinë në Evropë me numrin e të infektuarve. Diagnostikimi i hershëm i kësaj si dhe trajtimi i duhur i cili zgjatë 6 muaj është tejet i rëndësishëm për mos përhapjen e kësaj sëmundje infective, thonë profesionistët shëndetësor.
Edhe një qytetar u shpreh i kënaqur me këtë iniciativë.
Ky aktivitet do të vazhdoi edhe nëpër shumë shkolla të komunës së Gjakovës me qëllimin e vetëm të edukimt dhe ndërgjegjësimit të nxënësve për sëmundjen e tuberkulozit.