Një takim ndërinstitucional mbajtën sot përfaqësues të stacionit policor në Gjakovë, përfaqësues nga Kuvendi komunal gjegjësisht nga Sektori për menaxhimin e mbeturinave si dhe përfaqësues të KRM “Çabrati”. Temë e diskutimit ishte plani operativ në mes të gjithë akterëve lidhur me udhëzimin administrativ për ndërshkimet e gjobave mandatore në kuadër të ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor. Nga këtu u tha se bashkëpunimi në mes të policisë së Kosovës dhe kuvendit komunal për do të vazhdojë gjithmonë.
Udhëheqësja e Sektorit për menaxhimin e mbeturinave, Albana Hana Bakalli tha se në kuadër rtë garës për Gjakovë të pastër do të ketë edhe aktivitete tjera që do të organizohen në partneritet me policinë e Kosovës dhe njësitet tjera.
Për të gjithë ata që ndotin mjedisin gjobat mandatore janë nga 20 euro deri në 200 euro.
Policia e Kosovës dhe inspektorët komunal do të jenë gjatë tërë kohës në terren për të parandaluar hedhjen e mbeturinave në hapësirat publike dhe të gjelbëruara. Poashtu do të merret me eliminimin apo redukimin e ndotjes si dhe mbrojtjen e mjedisit , shëndetit dhe sipërfaqeve publike, u tha me këtë rast.