Personat me nevoja të veçanta kanë vështirësi të qasjes në institucione publike

Meritoni e ka shumë të vështirë të ngjitet në këtë pjerrinë me karrocën e tij për të marrë shërbime në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në komunën e Gjakovës. Atij i duhet ndihma e nënës për t’u ngjitur. E megjithatë edhe me ndihmën e saj lëvizja është shumë e vështirë dhe gati e pamundur për të hyrë në këtë objekt. Ai thotë se personat me nevoja të veçanta e kanë shumë të vështirë qasjen në institucione publike dhe personat përgjegjës nuk kanë interes për të krijuar kushte infrastrukturore adekuate për këtë kategori.

Sipas drejtoreshës së organizatës Handikos Gjakova, Brilanda Ballata, në shumë prej institucioneve përfshirë këtu ato shëndetësore, administrative, edukative ka qasje për personat me aftësi të veçanta por jo mjaftueshëm.

Sipas një hulumtimi të realizuar nga HANDIKOS Gjakova në vitin 2017 del se elementet e përshtatshmërisë së infrastrukturës për këtë kategori mungojnë ose nuk janë në standardet e duhura. Në shumicën e rasteve problemi qëndron te mos ndërtimi pjerrinave  me reliev të duhur thotë Ballata, e cila i tregoi vetëm dy raste kur pjerrinat për personat me karroca nuk përmbushin standardet adekuate.

Evidentimi i barrierave fizike që pengojnë lëvizjen e lirë në hapësirën publike dhe institucionet publike është e drejtë  që garantohet nga Konventa e Kombeve të Bashkuara dhe Ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Ballata thotë se janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me komunën e Gjakovës dhe janë në rrugë të mirë për të sjellë sa më shumë komoditet e qarkullim të lehtë të lëvizjes për personat me nevoja të veçanta.

Read Previous

KRU “Gjakova” posedon 19 pika ku qytetarët mund t’i bëjnë pagesat

Read Next

Nga 2.267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19