Macron dhe Kurti diskutojnë për dialogun me Serbinë dhe stabilitetin në Ballkan
Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR) kanë realizuar një stërvitje tre-ditore në bashkëpunim me Asociacionin e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës.
Kjo stërvitje synon të forcojë partneritetin me elementët e reagimit emergjent në Kosovë, të cilët janë thelbësorë për suksesin e përgjithshëm të misionit të KFOR-it.
Bashkëpunime të tilla kanë ndikim afatgjatë në mbështetjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.”, thuhet në njoftim