Persona të armatosur sulmojnë tregun, rrëmbejnë gra e fëmijë, 21 të vrarë

Persona të armatosur vranë sot 21 persona dhe rrëmbyen një numër të panjohur prej tyre në Kaduna, një shtet veriperëndimor i federatës së Nigerisë.

Sulmuesit qëlluan rastësisht mbi njerëzit në tregun e fshatit Madaka dhe më pas rrëmbyen një numër të panjohur grash dhe fëmijësh, raporton Reuters.

“Ata nuk u ndalën këtu, ata vazhduan të digjnin dyqane dhe automjete, si dhe një klinikë aty pranë”, tha një dëshmitar okular.

Sulmi vjen pas një rrëmbimi masiv këtë muaj kur persona të armatosur me motoçikleta rrëmbyen më shumë se 280 nxënës të shkollës në qytetin Kuriga.

Qindra njerëz janë rrëmbyer vitet e fundit në Nigeri, veçanërisht në veri-perëndim të vendit, dhe grupet që kryejnë rrëmbimet në veri-perëndim janë të ndara nga grupi militant islamik Boko Haram në veri-lindje të Nigerisë./Alsat.mk/

Read Previous

Haaland zbulon emrin e yllit që do të përmirësonte Man Cityn

Read Next

​Gjendet i vdekur një burrë, cilësohet vdekje e dyshimtë